Eko Higjiena

Ismajli: Gjilani është qytet i të gjitha kombeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka pritur aktivistin e shquar të çështjes kombëtare Xhevat Leka i cili jeton e vepron në Zvicër.

Me aktivistin e njohur të çështjes kombëtare ishin edhe qifti nga Zvicra, Inxhinieri i cili punon në kompaninë “Nestle Swizz”, Jose Armando Sanchez Licea si dhe bashkëshortja DianaSarai Lozano Mariles e cila me profesion është Dentiste Specialiste e Orthodontics.

Qifti nga shteti Helvetik kishte shpreh dëshirën që festat e fundvitit t`i kalojnë në shtetin e Kosovës, por edhe të njihen më afër për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Hidromorava

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me shumë dashuri në zyrën e tij ka pritur këtë qift të cilët për herë të parë kishin vizituar shtetin e Kosovës.
“Me shumë kënaqësi jemi takuar me këta miq të Kosovës, ishin mjaft të dashur e miqësor, pata kënaqësinë që përmes aktivistit të shquar të çështjes kombëtare Xhevat Leka ti takoj dhe ti urojë mirëseardhje në qytetin tonë, i cili është qytet e ti gjithëve pa dallim kombi e feje”, ka theksuar nënkryetari Ismajli.

Qifti nga Zvicra, Jose Armando Sanchez Licea dhe Diana Sarai Lozano Mariles, kanë mbetur të mahnitur me vizitën që janë duke e bërë në qytetin e Gjilanit.
“Jemi shumë të kënaqur dhe të impresionuar me pritjen që na ka bërë nënkryetari Ismajli i falënderohemi nga zemra. Kosova është një shtet me perspektivë shumë të madhe ka njerëz shumë të mirë dhe punëtorë, shpresojmë se një ditë sipas mundësive tona ndoshta edhe do të bëjmë ndonjë investim pasiqë këtë e meriton populli i Kosovës”, ka theksuar qifti nga Zvicra.

Njeriu që tërë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare në momentet më të vështira të saj, Xhevat Leka, ka theksuar se vetëm me takime profesionale me njerëz të biznesit në mundemi të ecim përpara.
“I falënderohemi nënkryetarit Ismajli për pritjen që na ka bërë po dëshmon se është një udhëheqës i moderuar dhe me vizione të qarta. Mysafirët nga Zvicra edhe pse janë për herë të parë në Kosovë kanë vetëm fjalë të mëdha si në takimin që kishim njashtu edhe me njerëzit tjerë që kanë pasur takime të ndryshme”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.