Eko Higjiena

Ismajli: Gjilani është gati për hapin vendimtar, për fitoren që na bashkon, që i jep fund përçarjeve dhe linqimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është referendumi i gjilanasve të ndershëm, që duan zhvillim, duan punë, duan ndryshim. Është momenti kur qytetarët vendosin t’i thonë “mjaft” mashtrimeve, përçarjeve e shantazheve që e kanë mbajtur qytetin peng për 4 vite ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Sonte, bashkë me partnerin tonë të koalicionit PDK-në dhe kryetarin e saj Riad Rashiti, takuam strukturat tona në qytet.

Atmosfera ishte fantastike, plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit.
Në çdo fytyrë të këtyre intelektualëve e patriotëve shihej dëshira për ndryshim, për zhvillim, për një qeverisje që i kthen dinjitetin qytetarëve.

Qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor nuk meritojnë përçarje, shpifje e mashtrime. Gjilani meriton punë, drejtësi, parime dhe mundësi për të gjithë dhe këtë do ta sjellim bashkë, me një vizion të përbashkët, me njerëz që e duan qytetin dhe që dinë ta udhëheqin me zemër e me shpirtë për këtë qytet.

Gjilani është gati për hapin vendimtar, për fitoren që na bashkon, që i jep fund përçarjeve dhe linqimeve, e mbi të gjitha, që e kthen qeverisjen për qytetarët drejt një zhvillimi të dinjitetshëm e parimor.

Kjo do të jetë fitorja e qytetarëve. Kjo do të jetë fitorja e shpresës dhe kjo do të jetë fitorja e bashkimit. Këtë herë nuk do të jetë vetëm balotazhi.

FIDANISHTJA

Është referendumi i gjilanasve të ndershëm, që duan zhvillim, duan punë, duan ndryshim. Është momenti kur qytetarët vendosin t’i thonë “mjaft” mashtrimeve, përçarjeve e shantazheve që e kanë mbajtur qytetin peng për 4 vite.

Më 9 nëntor, Gjilani voton për dinjitet, për punë, për zhvillim, për bashkim.
Ju ftojmë ta votoni numrin 113 për LDK-në dhe për mua si kandidat për kryetar.

Sepse, kjo përveç që është një garë politike, kjo do të jetë beteja vendimtare e shpresës dhe zhvillimit për qytetarët dhe për Gjilanin tonë të zemrës.

Faleminderit shumë dhe do t’ju jem mirënjohës për jetë e mot!
Përgjithmonë i juaji,

Arbër R. Ismajli

113 #LDK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.