Mobi Casa

Ismajli: Gjendja e të prekurve që ndodhen në klinikë dhe atyre në shtëpi është stabile

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjithashtu, gjendja e të prekurve, e atyre që janë aktualisht në klinikë, por edhe atyre në shtëpi, është shumë stabile, dhe në drejtim të përmirësimit të dukshëm. Është shumë e rëndësishme për të testuarit, edhe pse janë dalë me rezultat negativ, të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave strikt të marra nga IKSHP-ja. Për të gjithë ne, e vetmja mënyrë e mospërhapjes së këtij virusi do të jetë menaxhimi i suksesshëm me të, duke vazhduar në ndjekjen e vazhdueshme të këshillave të përgjithshme ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për luftimin e pandemisë COVID19, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim në takim me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, IKSHP-në, Shëndetësinë primare dhe Spitalin Regjional.

Nga ky takim u theksua fakti se gjendja aktuale në Komunën e Gjilanit është stabile, ku nuk kem asnjë rast tjetër, përkundër mostrave të vazhdueshme që po merren, të gjitha po rezultojnë si negative.

Mobi Casa

Gjithashtu, gjendja e të prekurve, e atyre që janë aktualisht në klinikë, por edhe atyre në shtëpi, është shumë stabile, dhe në drejtim të përmirësimit të dukshëm. Është shumë e rëndësishme për të testuarit, edhe pse janë dalë me rezultat negativ, të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave strikt të marra nga IKSHP-ja.

Për të gjithë ne, e vetmja mënyrë e mospërhapjes së këtij virusi do të jetë menaxhimi i suksesshëm me të, duke vazhduar në ndjekjen e vazhdueshme të këshillave të përgjithshme.

Vazhdoni të qëndroni stoik në këtë betejë, duke konsideruar si të vetmen rrugëdalje për t’ia prerë “këmbët” kësaj pandemie.
Bashkë ja dalim!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.