Eko Higjiena

Ismajli falënderon të gjitha bizneset vendore, për qëndrueshmërinë dhe forcën e tyre për operim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Solidarizohemi dhe ju falënderohemi të gjithë bizneseve vendore, për qëndrueshmërinë dhe forcën e tyre për operim dhe veçanërisht, gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Miq,
Sfidat dhe përballja për një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne, derivohet nga gatishmëria jonë për të gjetur zgjidhjet më të mira në një punë të përbashkët ekipore.
Jem të mahnitur me punën që po bëjnë mantelbardhët, pjesëtarët e Policisë, Forca e Sigurisë, Zjarrfikësit, Komunitetet Fetare, Kryqi i Kuq, Qendrat Operative Emergjente, Shërbyesit Civil, si pjesë e Task-Forcës për menaxhimin e pandemisë Korona.

Uji Dea

Gjithashtu, solidarizohemi dhe ju falënderohemi të gjithë bizneseve vendore, për qëndrueshmërinë dhe forcën e tyre për operim dhe veçanërisht, gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo sfidë kërkon më shumë sakrificë, por ne mund të shprehim besueshmërinë dhe gatishmërinë se vetëm bashkë do ia dalim, sepse jemi më të fuqishëm ndaj çdo sfide./rajonipress/