Ismajli falënderon mërgimtarin Mustafë Ukshini, i cili kontribuoi në fondin humanitar me 10 mijë euro

Gjilan – Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Arbër Ismajli, ka takuar sot mërgimtarin që jeton dhe vepron në Zvicër Mustafë Ukshini, i cili ka kontribuar në fondin humanitar të Komunës së Gjilanit me shumën prej 10 mijë euro.
Në emër të kryetarit Haziri, Ismajli e ka falënderuar për kontributin z. Ukshini, duke vlerësuar se ky është shembull se si ndihmohen njerëzit në nevojë dhe në të njëjtën kohë është një lehtësim i madh për Komunën e Gjilanit.
“Unë ju falënderoj shumë për solidaritetin tuaj për të ndihmuar njerëzit tanë në nevojë. Shqiptarët e diasporës gjithmonë e kanë mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës, e të Gjilanit në veçanti. Ky është shembulli më i mirë se si ndihmohen nevojtarët”, ka thënë me këtë rast Ismajli.
Nga ana e tij, donatori Mustafë Ukshini është shprehur se kur ka parë seriozitetin e kryetarit Haziri për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga mungesa e strehimit dhe banimit, nuk ka hezituar të japë kontributin e tij financiar që vije nga kursimet e familjes.
Ndryshe, deri tash në fondin e Komunës janë deponuar: 49.118.64 euro dhe 8660 franga zvicerane.
Për hirë të transparencës, po i publikojmë emrat tjerë që vazhdimisht po kontribuojnë në fondin humanitar të Komunës, përmes xhirollogarive zyrtare./rajonipress/
Emri Mbiemri Firma Euro Franga
Xhamia
Përlepnicë 300
Fatlind Sabedini 50
Global Cosulting Development 200
Hajriz Avdiu 100
Vesel Buja 100
“Hidromorava” 500
Miftar Ajdini 50
Qemajl Shabani 1000
Linda Ajeti 100
Adriatik Fazliu 100
Agim Azemi 100
“Hani i Mbretërve” 500
Selver Kamberi 100
Gëzim Selimi 100
Xhamia
“Dituria” 1020
Fahredin Pira 100
Rajan Zumeri 200
Mirjeta Pacolli 100
Bekim Bislimi 500