Fundamenti

Ismajli falënderon mantelbardhët, ata po na zbardhin fytyrën në këto ditë të vështira

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ata janë vazhdimisht në pragun e shtëpive të tyre, për tretman mjekësorë dhe përkujdesje profesionale-shëndetësore. Falënderim i thellë dhe mirënjohje e përjetshme për ekipet mjekësore të mantelbardhëve, të cilët po na zbardhin fytyrën në këto ditë të vështira për vendin tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

RCCOLA

Të dashur qytetarë,
Heroizmi dhe puna ekipore të mantelbardhëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), është vazhdë e luftës së tyre të përbashkët për përkujdesje dhe dhënie të terapisë mjekësore të më shumë se 60 familjeve në ditë, të cilët janë të prekur me virusin Korona. Ata janë vazhdimisht në pragun e shtëpive të tyre, për tretman mjekësorë dhe përkujdesje profesionale-shëndetësore. Falënderim i thellë dhe mirënjohje e përjetshme për ekipet mjekësore të mantelbardhëve, të cilët po na zbardhin fytyrën në këto ditë të vështira për vendin tonë.
Zoti qoftë me ju!