Ismajli falënderon FSK për kontributin e madh të saj për largimin e mbeturinave

Gjilan – Është bërë pastrimi në lokacionin mbrapa kazermës së FSK-së, ku prezent në këtë aksion ishte njësia e inxhinierisë “JENIUS”, nga kazerma “Adem Jashari”. Është bërë largimi i 4 kamionëve me mbeturina, ku është bërë pastrimi i kësaj hapësire, mirëpo kemi ende punë deri në pastrimin gjeneral të asaj pjese. Të gjitha këto mbeturina janë hedhur në deponinë regjionale në fshatin Velekincë. Prezent në këtë aksion ishin edhe Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit, Erlinë Rudaku, Valbonë Salihu, dhe, Yllka Mahmuti, të cilët kontribuuan në finalizimin e këtij aksioni ka shkruar Arbër Ismajli.

Për këtë ne u jemi falënderues ekipeve të FSK-së, për gatishmërinë e tyre të jashtëzakonshme për t’i shërbyer përmirësimit të ambientit dhe ndërtimit të një imazhi pozitiv për qytetin tonë.

Gjithashtu, kemi bërë ndërrimin e shportave të mbeturinave në lagjën Dardania dhe Bojanina, në mënyrë që qytetarëve t’iu sigurohet mundësi më e madhe e funksionimit të shportave për t’i hedhur mbeturinat brenda shportave.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe banorëve të këtyre anëve, që të mos i dëmtojnë këto shporta, sepse, janë vendosur pikërisht për ta, dhe që, sigurojnë mundësi më të mëdha të mirëmbajtjes së ambientit të lagjeve të tyre dhe krijimit të një përceptimi pozitiv ndaj ambientit për të gjithë qytetarët ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).