Eko Higjiena

Ismajli: Është trishtuese dhe jokredibile, që kjo situatë, shpërfaqë mjerimin e asaj që po mundohemi ta parandalojmë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit është tmerruar nga një foto pas orës 16.00 në qendër të Gjilanit. Cili është qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes për qytetarët, nga ana e institucioneve qendrore, kur, nga ora 16:00h vazhdohet me bllokim të qytetit, nga lëvizja e pakontrolluar e qytetarëve ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Miq
Cili është qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes për qytetarët, nga ana e institucioneve qendrore, kur, nga ora 16:00h vazhdohet me bllokim të qytetit, nga lëvizja e pakontrolluar e qytetarëve.

Mobi Casa

Kjo natyrë e kufizimit, nuk posedon kritere e rregulla, të parandalimit të kësaj pandemie. Është trishtuese dhe jokredibile, që kjo situatë, shpërfaqë mjerimin e asaj që po mundohemi ta parandalojmë.

I lutemi institucioneve qendrore, angazhohuni në vendime të mëdha, në interes të parandalimit të kësaj situate, para se të bëhet vonë për të gjithë ne!/rajonipress/