United Hospital

Ismajli: E turpshme, kanë kaluar dy muaj dhe ende asnjë pagë për zjarrfikësit vullnetarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këta njerëz kanë sakrifikuar ditë e natë për sigurinë e qytetarëve tanë, sidomos, në këto kohë të ballafaqimit me zjarre të fuqishme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të qenë në vijën e parë të rrezikut, dhe si rezultat i kësaj, Komuna u ka kthyer si shpërblim vetëm neglizhencë, padrejtësi dhe mohim të pagës për ta dhe mirëqenien e familjeve të tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar dy muaj dhe ende asnjë pagë për zjarrfikësit vullnetarë, të cilët janë me kontratë përmes Komunës dhe Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve.

United Hospital

Këta njerëz kanë sakrifikuar ditë e natë për sigurinë e qytetarëve tanë, sidomos, në këto kohë të ballafaqimit me zjarre të fuqishme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të qenë në vijën e parë të rrezikut, dhe si rezultat i kësaj, Komuna u ka kthyer si shpërblim vetëm neglizhencë, padrejtësi dhe mohim të pagës për ta dhe mirëqenien e familjeve të tyre.

Vërtetë e turpshme çka është ka ndodhë. Shumë kategori kanë mbetur pa paga me muaj të tërë, ndërsa, pushteti aktual, akomodohet me reklamime të projekteve milionëshe në vizatime.

Kjo është fyerje ndaj sakrificës, padrejtësi ndaj punës, dhe, një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve.

BashkePerFitore

BashkePerGjilan

LdkPertej

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.