Ismajli e jep një lajm të mirë: Financohet projekti Mirusha Jug nga DEMOS dhe MAPL
Gjilan – Një lajm jashtëzakonisht i mirë vazhdimi i sheshit Mirusha Jug, në kuadër të mbështetjes financiare të projektit nga skema e grantit për performancë. Sot, në emër të kryetarit Haziri, kam nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit nga skema e grantit për performancë komunale ka shkruar Arbër Ismajli.
Sipas Ismajlit kjo marrëveshje garanton detyrimet dhe obligimet e palëve, duke përcaktuar rregullat për bashkëfinancim të projektit, afatet dhe kushtet tjera të kontraktuara.
“Shuma totale e projektit në vlerën e parallogaritur është 559,395.00 €. Falënderojmë DEMOS dhe MAPL për mbështetje në kuadër të grandit për performancë. Rregullimi i sheshit Mirusha po e rritë vlerën e pasurisë së paluajtshme të pronës private, krijohen hapësira më të mëdha operuese për të gjithë qytetarët, dhe se me përfundimin e projektit në këtë pjesë të qytetit do të jetë i koncentruar një zhvillim i hovshëm dhe mundësi e madhe për sektorin privat, por edhe fluks të madh të qytetarëve në këtë zonë” ka shkruar nënkryetari i komunës Arbër Ismajli./rajonipress/