Ismajli: Doktor Nisreti do të mbetet një ikonë e një profesionisti të përkushtuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nisreti do të mbetet një ikonë e një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e vdekjes së doktor Nisret Hajrullahut. Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nisreti do të mbetet një ikonë e një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim.

Eco Higjiena

Me doktor Nysretin, kishim bashkëpunim të ngushtë, sidomos në kohën sa ai ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit. Do ta kujtojë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe kontributin e madh dhënë menaxhimit të shkëlqyeshëm të Spitalit të Gjilanit.

Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij. Dr. Nisret, pusho në paqe. Do të kujtojmë përgjithmonë ballëlartë, me krenarinë më të madhe! Do të lësh zbrazëtirë të madhe në miqësinë tonë!
Pusho i qetë, mik i dashur!