RCCOLA

Ismajli: Do të ofrojmë platformë të re bashkëqeverisjeje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Do të ofrojmë platformë të re bashkëqeverisjeje, me kandidatin tonë të përbashkët për kryetar, dhe me kandidatët më të mirë për asamble komunale. Do të organizohemi fuqimisht për vazhdimin e qeverisjes së mirëfilltë, e cila është alternativa më e mirë për bashkëqytetarët tanë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Në takimet e sotme me Nëndegën Iliria, Nëndegën Kodra e Dëshmorëve, Nëndega Rruga e Ferizajit, dhe Nëndega Arbëria, u rikonfirmua edhe njëherë afirmimi dhe gatishmëria e madhe për t’ju prirë bashkë procesit të 17 Tetorit.

Fundamenti

Do të ofrojmë platformë të re bashkëqeverisjeje, me kandidatin tonë të përbashkët për kryetar, dhe me kandidatët më të mirë për asamble komunale. Do të organizohemi fuqimisht për vazhdimin e qeverisjes së mirëfilltë, e cila është alternativa më e mirë për bashkëqytetarët tanë.

Bashkë, me të gjitha këto nëndegët, do t’i japim jehonë dhe vlerë të shtuar këtij procesi. Me përpjekje e angazhim, me durim e me shpresë, do të vazhdojmë betejën drejt triumfit të ardhshëm.
#bashkeiadalim