ARKATANA

Ismajli: Derë më derë duke vizituar bizneset në Gjilan, do të kenë mbështetje të plotë dhe trajtim të veçantë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Një nga angazhimet tona të para do të jetë që bizneset e Gjilanit do të kenë mbështetje të plotë dhe trajtim të veçantë. Do të ketë përplot lehtësira, kushte shumë më të mira dhe mbështetje e trajtim të fuqishëm institucional, sepse zhvillimi i ekonomisë lokale fillon pikërisht nga ata që marrin guximin për të ofruar vende pune dhe kontribut në zhvillimin ekonomik ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Gjilan Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe kandidatët tonë për Kuvendin Komunal, Artizana Kosumi, Rijad Elezi, Gresa Krasniqi Fazliu, dhe Sami Ahmeti, vizituam biznesin “Verona Llaminat”, një vend i shpërfaqjes së angazhimit dhe i dashnisë për punë dhe përkushtim.

Këtu e pashë vullnetin e njerëzve që besojnë në të ardhmen, që nuk ndalen dhe që çdo ditë e forcojnë ekonominë tonë vendore.

Këto biznese janë krenaria jonë, janë garancia që të rinjtë tanë mund të gjejnë punë këtu dhe të mos e kërkojnë të ardhmen diku tjetër.

Eco Higjiena

Për këtë arsye, çdo politikë dhe çdo vendim i yni do të ketë synim kryesor krijimin e hapësirave më të mira për bizneset, duke i mbështetur në çdo hap të tyre.

Gjilani do të zhvillohet me bizneset e tilla, me prodhuesit dhe me vizionarët tanë, sepse vlera më e madhe e qytetit tonë janë njerëzit që punojnë dhe krijojnë mundësi.

Bashkë, ecim për fitore!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.