ARKATANA

Ismajli: Çfarë energjie! Çfarë organizimi dhe çfarë ndjenje për ndryshimin e së dielës!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani po zgjohet. Ndryshimi është i domosdoshëm. Dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë Gjilanin qytet të shpresës, besës e aspiratave të stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve tanë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Një atmosferë madhështore, një tubim plot jetë, emocion e krenari me familjen Guda dhe miqtë e nderuar, që dëshmuan se kur bashkohet zemra me angazhimin, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.

Në një ambient të mbushur me përplot entuziazëm, u ndje fuqishëm fryma e besimit dhe shpresa për projektin e Gjilanit të ri, për qytetin që duam, për qytetin që do të qeveriset me dinjitet, transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.

Familja Guda, e njohur për traditë, kulturë e vlera të rralla qytetarie, edhe njëherë tregoi se është shtyllë e fortë e qytetit tonë të bekuar.

Një familje që udhëheq me model, me dashuri për njerëzit dhe me përkushtim për të mirën e përbashkët.

Një mirënjohje e veçantë për Dr. Besim Gudën, mikun tonë të çmuar, për mbështetjen, vizionin dhe fjalët e tij të urta që na frymëzojnë të gjithëve.

FIDANISHTJA

Një falënderim i posaçëm për Fitim Gudën, kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, me numrin 4 në listën tonë fituese, njeriun e përkushtuar, profesionistin e ndershëm, ndërmarrësin me shpirt të madh skuadre dhe qytetarin shembullor që e do Gjilanin me shpirt e me zemër.

Falënderim nga zemra për gjithë familjen Guda dhe për të gjithë që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme!

Vullneti i paepur, dashnia e jashtëzakonshme dhe besimi që ndamë mbrëmë bashkërisht, janë dëshmi e qartë se pas 4 dite po e shkruajmë kapitullin e ri të Gjilanit.

Gjilani po zgjohet. Ndryshimi është i domosdoshëm.

Dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë Gjilanin qytet të shpresës, besës e aspiratave të stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve tanë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.