HW

Ismajli: Bashkë e nisim ndryshimin për Gjilanin e ri! Bashkë e bëjmë Gjilanin qytet të shpresës për të gjithë ju

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme. Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë.

Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë.

HW

Kjo është vetëm nisma e përbashkët për një Gjilan më të drejtë, më të bashkuar e më të zhvilluar. Një nismë që do të vazhdojë me përkushtim e me vizion të qartë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Bashkë e nisim ndryshimin për Gjilanin e ri! Bashkë e bëjmë Gjilanin qytet të shpresës për të gjithë ju.

Përgjithmonë i juaji,

Arbër R. Ismajli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.