Mobi Casa

Ismajli: Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në ditët me shi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi pranë qytetarëve të Dheut të Bardhë, 2 Korrikut, Bajës dhe Fidanishtes Ishte një tubim i madh, plot vullnet dhe besim se ndryshimi për Gjilanin është i pashmangshëm dhe jetësorë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesën e kujdesit komunal dhe zhgënjimin e thellë nga pushteti aktual që vetëm ka premtuar e asgjë nuk ka sjellë.

Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë që “Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë”.

Ky është amaneti që ne e marrim seriozisht. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që do të punojë çdo ditë e çdo çast për ta.

Fundamenti

Në këto lagje pashë shpresë, pashë besim dhe mbi të gjitha pashë vendosmërinë e qytetarëve që ky qytet duhet të ecë përpara.

Dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.

Koha e mashtrimeve ka kaluar.
Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për projektin e Gjilanit të ri që u shërben vetëm qytetarëve të vet.

Faleminderit shumë këtyre lagjeve për besimin.
Do të jemi bashkë në betejat e zhvillimit të qytetit tonë të dashur.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.