ARKATANA

Ismajli: Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është krenaria e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është njëra skuadrat kulturore që na bëjnë krenar si Gjilan dhe si Republikë. Kënaqësi me vizitu bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fahredin Hajdarin, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, një prej pasurive më të çmuara kulturore të qytetit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ishte moment krenarie me pa nga afër punën, përkushtimin dhe dashninë që këta artistë e japin çdo ditë për ta mbajtur gjallë kulturën e traditën tonë.

Ky ansambël është krenaria e Gjilanit, sepse përmes këngës e valles i ka bërë nder jo vetëm qytetit tonë, por gjithë Kosovës kudo që ka performuar.

Me shumë pasion, me shumë sakrificë dhe pa kushte të mëdha, ata e mbajnë gjallë shpirtin e këtij qyteti të bekuar.

Ne zotohemi se kultura dhe arti do të kenë vendin që e meritojnë në qeverisjen tonë, sepse Gjilani konsiderohet si kryeqytet i kulturës në nivel Republike.

FIDANISHTJA

Si qeverisje e ardhshme lokale, do ta kthejmë Ansamblin e Qytetit të Gjilanit, për t’i dhënë kulturës sonë dimensionin institucional dhe mbështetjen e qëndrueshme që e meriton.

Do t’u japim mbështetje të plotë, sepse qyteti që e mbron kulturën e vet, e mbron edhe shpirtin e pasqyrën e vet përfaqësuese.

Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë dhe për emocionin që na dhatë.

Gjilani ka me u kthy në qendër të kulturës e traditës, aty ku i ka hije me qenë!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.