HW

Ismajli: Agim Ramadani mbetet përjetësisht simbol dhe frymëzim i angazhimit dhe krenarisë për një Republikë e për një Gjilan të dinjitetshëm!

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Familja Ramadani është modeli më i mirë i krenarisë, dinjitetit dhe vlerave që duhet t’i ruajmë dhe t’i transmetojmë brezave të rinj ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Pata nderin e veçantë të jem mysafir në shtëpinë e familjes së heroit Agim Ramadani, një familje që ruan me krenari kujtimin e një njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit tonë.

Çdo bisedë, çdo kujtim dhe çdo fjalë që ndamë më bëri të ndiej fuqinë e sakrificës dhe dashnisë së pafund për atdheun që Agimi përfaqësoi.

Familja Ramadani është modeli më i mirë i krenarisë, dinjitetit dhe vlerave që duhet t’i ruajmë dhe t’i transmetojmë brezave të rinj.

Eco Higjiena

Nga ta mora edhe një mesazh të qartë se përveç kujtimit, ne kemi përgjegjësinë të punojmë për një Gjilan të fortë, të bashkuar dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për forcën që na jepni për të ndjekur rrugën e drejtë të lirisë, demokracisë dhe shtet ndërtimit.

Agim Ramadani mbetet përjetësisht simbol dhe frymëzim i angazhimit dhe krenarisë për një Republikë e për një Gjilan të dinjitetshëm!

Faleminderit shumë!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.