Ismajli: Agim Ramadani, e ndërroi kahjen e historisë së shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Agim Ramadani, e ndërroi kahjen e historisë së shqiptarëve. Katana mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili e dha jetën për të mos vdekur kurrë!

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Mobi Casa

Sot, urojmë ditëlindjen e komandantit dhe strategut të luftës sonë çlirimtare, Agim Ramadanit. Sakrifica e tij, me flijim jete, për të arritur të shtrenjtën liri, është vepra më sublime e një personaliteti i cili hyri në historinë e përjetësisë së popullit shqiptarë. Edhe pse nuk është në mesin tonë, ne, për çdo ditë, do të jetojmë me kujtimin për të.

Agim Ramadani, heroi i kombit shqiptar, si dje, por edhe si sot e nesër, do të mbetet figura më sublime që e jetësoi lirinë reale të Kosovës. Agim Ramadani, e ndërroi kahjen e historisë së shqiptarëve. Katana mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili e dha jetën për të mos vdekur kurrë!
Urime ditëlindjen Komandant “Katana”!