United Hospital

Ismajl Shala nga Poneshi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

N’ rreth t’ Gjilanit, n’ fshatin Ponesh –
Një yll drite u lind mes nesh !
Një mikpritës , bukëdhënës pa hala –
Trim me emër Ismajl Shala !

Ismajl Shala – Ismajl Poneshi ,
N’ krenari të kujton sheshi !
T’ kujton rrethi e mbarë Gjilani ,
N’ ballë të nderit t’ mbanë vatani !

T’ mbanë Kosova e t’ mbanë Shqipëria ,
N’ fletë të artë t’ mbanë historia ,
Në kujtesë t’ mbanë krenaria ,
T’ këndojnë pleqtë , t’ këndojnë rinia !…

Kontribute të veçanta ,
Atdhetar me virtyte t’ larta !
Ishte personalitet i shquar ,
Kombëtarisht i përkushtuar !

Ismajl Poneshi i shqiptarisë –
Figurë e ndritshme e historisë !
Rritë n’ familje patriotike ,
Atdhetar , zemër kreshnike !…

Ismajl Poneshi , qysh i ri –
Trasojë rrugën e t’ parëve të tij !
U jetësua n’ figurë kombëtare ,
Historike dhe atdhetare !…

Veprimtaria atdhetare ,
Kontributet kombëtare ,
T’ Ismajl Poneshit , zemër bujare –
Janë treguar prej dëshmitarëve !

Ismajl Poneshi , krijesë kreshnike –
Mbetet figurë historike ,
Atdhetare , patriotike ,
Qëndresëtare , zemër çelike !…

Kishte ide përparimtare ,
Aktivist i çështjes kombëtare ,
I pa trembshëm n’ luftë çlirimtare –
Për bashkim t’ trojeve shqiptare !
Ismajl Shala , i urtë , i dijshëm ,
Ishte i dashur , i guximshëm !
Njeri i punës dhe i fushës –
Njeri i pushkës dhe i luftës !…

HW

Ismajl Shala , biri i babës –
Krenari e Anamoravës !
Ishte i lindur në Ponesh –
Një regjion e ka njohtë rreth nesh !

II.

Ka luftuar dhe ndihmuar grupet atdhetarë –
T’ gjithë ata që e dëshironin Bashkimin Kombëtarë !
Ka qenë njeri i fjalës me qëndresë besnike ,
Me virtyte t’ larta t’ frymës patriotike !

Shumë troje shqiptare : Presheva , Kumanova ,
Ulqini , Prishtina , Gjilani e Kosova …
E njihnin si “Oda e Ismajl Poneshit “ –
Me ushqim , veshmbathje për luftëtarët e rrethit !…

Oda e Ismajl Poneshit , nuk ka lanë jetima –
Ka afruar e pajtuar shumë burra e trima !
Aty janë marrë shumë vendime të rëndësishme ,
Që kanë sjellë për popull lulëzime të dobishme !

Oda e Ismajl Poneshit , si uji nën gurra –
Në te janë tubuar shumë trima e burra !…
N’ te kanë dhënë shumë bukë , dreka e darka mike ,
Aty janë marrë vendime t’ rëndësishme historike !

Ismajl Shalë Poneshi , me zemër bujare –
Kishte shokë e miq nga t’ gjithë tokat shqiptare !
Oda e Ismajl Poneshit , me sofrat bujare –
Ishte shumë e njohur në trevat shqiptare !

Ismajl Shalë Poneshi , patriot e atdhetar –
Veçohej nga gjithë rrethi ndër burrat kombëtar !
“Oda e Ismajl Poneshit” , veçohej n’ rreth t’ parëve –
Bukë , kripë e zemër u dha shumë luftëtarëve !…

Ishte Odë e këshillave dhe e shumë vendimeve ,
Për trojet shqiptare – vend i konsultimeve !
Emri i Ismajl Poneshit , i njohur në Turqi –
Ndihmoi shumë familje , me sa pati fuqi !…
“Hajde bujrum” – ishte fjalia e vetme e tij ,
Për mysafirët që mësynin drejt odës së tij !
Kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar –
Nuk ka ditë t’ flas ndryshe , pos si guximtar !

Gjilan, më 20.08. 2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.