FITORJA

Ismajl Januzi e njofton KZHE-në me dinamikën e projektit Mirusha

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ismajl Januzi, drejtor për Zhvillim Ekonomik e ka njoftuar Komitetin për Zhvillim Ekonomik me dinamikën e projektit të lumit Mirusha, që ka filluar në vitin 2008, por ka vazhduar me ngecje, duke thënë se aktualisht janë duke u kryer punimet në fazën e dytë, nga qendra në drejtim të stadiumit dhe është shprehur optimist se deri në shtator të këtij viti, do të përfundojë vendosja e gypave të kanalizimit deri te rruga qarkore dhe do të hiqen ujërat e zeza nga qyteti.

Jehona Hyseni, kryesuese e Komitetit për Zhvillim Ekonomik ka thënë se disa banorë të kësaj pjese kanë kërkuar të bëhet një modifikim i projektit në pjesën prej qendrës deri ta ambulanca në lagjen “Dardania”, për të krijuar një korridor qarkullimi, duke e mbuluar shtratin e lumit.

Duke dhënë përgjigje në pyetjet e anëtarëve të KZHE, Bashkim Shala, Agron Shurdhani, Hevzi Xhelili, Fatmir Hoxha dhe të tjerëve, Januzi ka thënë se mbulimi i shtratit, nëse miratohet si kërkesë, pasi t`i ketë kaluar procedurat e nevojshme, mund të jetë i përkohshëm.

Detaje rreth mbarëvajtjes së punimeve ka dhënë edhe Zeqir Fazliu, mbikëqyrës i projektit. Ai ka thënë se deri më tani është punuar aq sa kanë lejuar kushtet dhe mundësitë.

Përndryshe, Ismajl Januzi ka thënë se DZHE është duke u përgatitur për mbajtjen e një panairi regjional tre ditor, më 1, 2 e 3 gusht, për t`iu dhënë mundësi promovimi prodhuesve lokalë. Sipas tij, ka një interesim nga bankat për të sponsorizuar këtë aktivitet.

ARKATANA

Po ashtu, DZHE ka nisur procedurat për themelimin e një ndërmarrje publike “Tregu”, ku në fazën e parë do të integroheshin tregu i gjelbër, tregu i kafshëve, tregu i automjeteve dhe ndonjë tjetër, për të kaluar në një ndërmarrje publiko-private në fazën e dytë.

Ndryshe, objektiva të kësaj drejtorie janë edhe projektet madhore për ndërrimin e gypave kryesorë të ujësjellësit, ndërtimi i një fabrike për përpunimin e ujërave të zeza, ngrohtorja e qytetit dhe të tjera.

“Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për ta ndryshuar gjendjen në Gjilan”, ka thënë Januzi.

Kryesuesja Jehona Hyseni e ka inkurajuar DZHE-në që të punojë në realizimin e këtyre projekteve, që janë në interes të jetës së qytetarëve të Gjilanit, sikurse edhe në themelimin e ndërmarrjes publike “Tregu” dhe mbajtjen e panairit regjional, me të cilin do të identifikohet Gjilani si qytet dhe si qendër e Anamoravës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.