FIDANISHTJA

Ismaili thirrje Qeverisë për rregullimin e çmimeve të barnave: Vitia të ketë guximin për parandalimin e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, i ka bërë thirrje Qeverisë për të marrë hapa konkret në rregullimin e Ligjit për çmimet e barnave.

“Në vitin 2019, atëherë si Ministër i Shëndetësisë e pata nënshkruar udhëzimin për këtë Ligj, që për ne dhe qytetarët ka qenë i përfunduar, por për fat të keq ky Ligj nuk u implementua kurrë. Kanë vazhduar të nënshkruhen kontrata ku barnat janë paguar deri në 2000% më shtrenjtë. Duhet të përmend se kjo Qeveri e ka futur në plan program rregullimin e këtij Ligji, por është planifikuar të ndodhë në fundvit”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se ka munguar vullneti për rregullimin e këtij ligji, andaj kjo gjendje e ka shtyrë që për herë të dytë të iniciojë rregullimin e këtij ligji.

Uji Dea

“Kosova që sa vite ka paguar mbi 6 milionë euro më shumë për blerjen e barnave. Sa më në hall qytetarët, aq më shtrenjtë po kushtojnë barnat”, ka thënë Ismaili.

Deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje Ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të shtyjë përpara këtë Ligj, duke i garantuar përkrahjen me qëllim që të parandalojë korrupsionin dhe keqpërdorimet me çmimet e barnave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.