ARKATANA

Ismaili: PDK e pranon marrëveshjen e Uashingtonit, Veseli nuk ka thënë që është tradhti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se PDK’ja e pranon marrëveshjen e Uashingtonit e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje, ai tha se as Veseli nuk ka thënë që është tradhti. Edhe pse PDK’ja ka pasur kritika të ashpra lidhur me këtë çështje.

“E pranojmë marrëveshjen e Uashingtonit, as Veseli nuk ka thënë që është tradhti”, është shprehur Ismaili.

Tutje, ai tregoi se PDK’ja ka shprehur gatishmëri t’ia votojë buxhetin Kurtit dhe Hotit.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ne kemi qenë të gatshëm me ia votu buxhetin Albin Kurtit, ‘urdhëro realizo diçka’. Gjithashtu edhe Avdullah Hotit, ‘urdhëro realizo dicka’”, ka thënë Ismaili.

United Hospital

Ai gjithashtu tha se dy qeveritë e kaluara nuk patën plan as për Covid-19 e as për ekonomi.

“Me VV’në e LDK’në s’kemi parë plan as për Covid-19, e as për ekonomi”, thotë Ismaili.

“Vetëvendosje dhe LDK i ndërrojnë pozicionet vazhdimisht, e na akuzojnë neve. Ndërkohë që PDK’ja e ka shumë të qartë, pozicionin e saj”, ka thënë Ismaili.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.