Uji Dea

Ismaili: Mosekzekutimi i rrogave, formë e re e shtypjes dhe frikësimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se nuk ka qeveri pas luftës që nuk është përballë me greva, por është hera e parë që një qeveri po tenton t’i shtypë grevat me mjete diskriminuese e ndëshkuese.

Ismaili ka shkruar në Facebook se kjo qasje është e pashembullt.

ARKATANA

“Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë ndalur të gjitha rrogat në nivel lokal, si për ata që janë në grevë, si për ata që nuk janë në grevë, pa marrë parasysh profesionin. (Lexoje edhe njëherë! Është e vërtetë dhe lajm tashmë i konfirmuar). Mosekzekutimi i rrogave të mjekëve, infermierëve, arsimtarëve e mësuesve, zjarrfikësve etj. në të gjitha Komunat e Kosovës është formë e re e shtypjes dhe e frikësimit. Kjo s’ka të bëjë me demokraci, as me qeveri që buron nga vullneti i popullit e as me qeveri që punon për popullin. Kjo ka të bëjë me diktat e dhunë psiqike, si dhe me terror persekutues që dhjetëra e mijëra familje i fut në ankth. Pas afër 2 viteve qeverisjeje, të hutuar janë prindërit e nxënësit, pa adresë për të dialoguar janë punëtorët e arsimit, pa mbështetje janë mjekët e infermierët, pa rrymë e pa investime është Kosova. Nuk qeveriset shteti duke e bërë edhe më të zymtë dimrin e vështirë që po na pret”, ka shkruar ai, duke shtuar se nuk qeveriset shteti duke e bërë përndjekjen mjet të zakonshëm për komunikim me popull.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.