UBT

Ismaili: Kampionati ishte i pa fat dhe ndëshkues për klubin KF “Drita”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dënimi i fundit për klubin nga kryeqyteti për mos udhëtim në Vushtrri për zhvillimin e ndeshjes, tregon çart gjithçka, prej fillimit deri në fund. Mbarimi i sezonit pa asnjë trofe dhe lufta për t`i ikur barazhit ishte një dështim për ne, sepse kemi patur një nder ekipin më të mirë në Kosovë. Natyrisht, nuk jemi të lumtur për këtë dështim, por duhet të qetësojmë kokat tona dhe të fillojmë e të mendojmë për të ardhmen e klubit tha nënkryetari i bordit Besim Ismaili.

Në kampionatin e kaluar ishte një arenë e gladiatorëve në ndeshjen Hysi & Prishtina në Merdare, e që ishin dënime qesharake për nxitësit!

Kurse këtë kampionat përsëri vazhdohet me ritmin e njëjte: Ekipi nga kryeqyteti e bojkoton ndeshjen, dënohet me 6 pikë në kampionatin që përfundoi dhe me disa të holla, gjë që nuk kanë rendësi ato pikë tani.

Sikur të ishin ato pikët e ekzistencës për të dënuarit, a thua çfarë do të ndodhte me komisionin disiplinor, a do të ndryshoheshin rregulloret?

I bëj thirrje kryetarit të FFK-së , Fadil Vokrri, që për kampionatin e radhës mos t`i lejoj disa gjyqtar tendencioz dhe udhëheqës të komisionit disiplinor me vendime të njëanshme ta njollosin punën tënde që je duke e bërë për futbollin e Kosovës, se për çdo gabim të gjyqtarëve apo të komisionit disiplinor, të gjithë po i kthejnë sytë kah ju i nderuar Fadil Vokrri.

Uji Dea

I kërkojmë falje në emrin tim personal dhe në emër të KF “Drita” Intelektualëve”.

Mbarimi i sezonit pa asnjë trofe dhe lufta për t`i ikur barazhit ishte një dështim për ne, sepse kemi patur një nder ekipin më të mirë në Kosovë. Natyrisht, nuk jemi të lumtur për këtë dështim, por duhet të qetësojmë kokat tona dhe të fillojmë e të mendojmë për të ardhmen e klubit tha nënkryetari i bordit Besim Ismaili

Ne në disa ndeshje kemi dështuar për të luajtur futboll si ekip, por në shumicën e ndeshjeve disa gjyqtarë tendencioz nuk na lejuan të luajmë futboll që t`i kënaqim dashamirët e sportit, e kuptoj se kjo fjalë nuk i duket askujt e mire, por ne nuk jemi duke e fshehur këtë fakt, e di që dhemb shumë, por disa lojtarë nuk e dhanë maksimumin në fushë, të cilët në kampionatin e ardhshëm vështirë që do të jenë pjesë e Dritës.

Jemi të vetëdijesohem se është shumë vështirë ta shikosh KF. Dritën në këtë pozitë dhe pa ndonjë trofe, e sidomos Kupën e Kosovës me gjithë këta yje të Superliges : si Latifi, Limani, Zhdrella, XH&B Shabani, Prekopuca, Kelmendi, Hasipi, Berbatovci etj, por duhet patur parasysh se nuk ishin vetëm kundërshtarët ata që na shkaktuan humbje, por niveli i disa referëve në këtë kampionat që ka qenë shumë i dobët dhe që ka ndikuar direkt në rezultat.

Dua të uroj Llamkos Kosovën për sezonin e tyre të suksesshëm. Kanë luajtur shumë mirë, dhe e meritojnë këtë sukses, kurse jemi të zhgënjyer për mos arritjen e KF. Gjilanit për të inkuadruar dhe pasuruar superligen e Kosovës me derbin e njohur Gjilanas. ka thënë Besim Ismaili./rajonipress/