Eko Higjiena

Ismaili i PDK’së akuzon Kurtin: Nuk ndalet koronavirusi me konferenca, pse nuk e rrite numrin e testimeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i PDK’së, Uran Ismaili që ka qenë në legjislaturën e kaluar Ministër i Shëndetësisë, ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur me numrin e testimeve për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Ismaili ka thënë se janë bërë një muaj prej kur PDK’ja ka kërkuar testime agresive për të ndalë zinxhirin e infektimeve me COVID 19.

Ai thotë se qeveria Kurti është treguar e shurdhër edhe ndaj rekomandimeve të OBSH’s, për më shumë testime.

Mobi Casa

“Të gjithë liderët e suksesshëm, që po menaxhojnë vendet e tyre në këtë kohë pandemie, janë të fokusuar në hapat që minimizojnë dëmet në popullatë dhe në shtet. Kanë plan kundër pandemisë dhe plan për ekonominë. Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e kanë as njërën dhe as tjetrën. Albin Kurti dhe Qeveria tij janë spektatorë dhe pandemia është betejë e qytetarëve dhe e mjekëve. Për Kurtin, mjafton të na porosisë që të mbyllemi në shtëpi dhe t’i lajmë duart, se do të kalojë”, ka deklaruar ai.

Ismaili thotë se Kosova ka numrin më të ulët të testimeve për kokë banori në rajon dhe është shumë larg modeleve të suksesshme të luftës kundër Covid-19.

“Ku mbeten 7000 testet që erdhën në Kosovë? Ku mbeten testet nga Turqia? Dhe, më e rëndësishmja, kur do të mbërrijmë në 1000 teste në ditë? Testimet janë politikë ekskluzive e Qeverisë. Janë përgjegjësi direkte e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Vitia. Nuk mund ta organizojë askush tjetër këtë. Nuk është punë e mjekëve, por është çështje që kërkon lidership politik – e që kjo Qeveri shihet qartazi se nuk e ka. Konferencat për media, sado që mund ta qetësojnë publikun, nuk e ndalin virusin. Tashmë kur numri i të prekurve nga Coronavirusi në Kosovë po rritet, testimet masive janë urgjente dhe Qeveria duhet të veprojë menjëherë. Nuk ka më kohë të humbet, nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë betejë me sa më pak dëme”, ka deklaruar deputeti i PDK’së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.