UBT

Ismaili: E kemi ndalë hajninë që e kishte instaluar LDK në shëndetësi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh zyrtar i lartë i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se gjatë 18 muajve të drejtimit të këtij dikasteri nga ana e PDK-së, janë shënuar arritje të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe njëkohësisht janë ndalë vjedhja dhe korrupsioni, dukuri këto prezentë për gati 20 vjet. “E kemi ndalë hajninë që e kishin instaluar aty LDK që nga paslufta. Ka qenë shumë e vështirë kjo, por ne e kemi bërë”, theksoi Ismaili, gjatë debatit në RTK.

Ministri Ismaili tha se në këtë frymë është edhe nënshkrimi i sotëm nga ana e kryetarit të partisë së tij, Kadri Veseli, i paktit kundër korrupsionit dhe thirrja e tij për liderët e partive të tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë. Por, sipas tij, fatkeqësisht një vullnet i tillë nuk po shihet nga partitë e tjera.

Ismaili tha se gjatë kësaj periudhe mandatore, në shëndetësi kanë filluar të krijohen modele shpresëdhënëse. Ai tha se gjatë viteve të kaluara shërbimet shëndetësore e kanë vënë pacientin në kufirin e varfërisë, ndërsa tani, sipas tij, shpenzimet për qytetarët janë ulur ndjeshëm, ndërsa shërbimet cilësore janë rritur. “Ka pesëfishim të punës në shumë klinika. 200 pajisje janë blerë në QKUK, ndërsa 300 punëtorë shëndetësorë kanë hyrë në punë. Pagat e mjekëve i kemi bërë 1200 euro. Po kthehet besimi në shërbimin publik shëndetësor”, theksoi Ismaili.

GRANDEMALL

Gjatë debatit me përfaqësues të subjekteve të tjera politike, zyrtari i lartë i PDK-së tha se pas 20 viteve Kosova është bërë me një udhëzim administrativ i cili parandalon abuzimin në sektorin e barnave.

Ai po ashtu bëri të ditur gjithashtu se lista esenciale e barnave është e përfunduar dhe rënia e qeverisë ka pamundësuar nënshkrimin e saj.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.