Mobi Casa

Ismail Kadare, i pesti ndër pretendentët për çmimin Nobel

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit renditet ndër pretendentët e çmimit për Nobel në Letërsi. Në faqen britanike “Nicer Odds” ai renditet i pesti mes emrave kryesorë, që pretendojnë këtë çmim në letërsi.

Vendin e parë e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si një nga kandidatët kryesorë për Nobel në Letërsi.

Novelisti amerikan Philip Roth renditet i dyti. Ndërsa, i treti në radhë është shkrimtari afrikan Ngugi wa Thiong’o, shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates renditet e katërta, për t’u pasuar më tej nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë botuar në 45 gjuhë në mbarë botën, duke u konsideruar kështu, shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe.

Nëpërmjet përkthimeve të veprave të tij, shumë të huaj kanë njohur për herë të parë Shqipërinë.

Profesor Bashkim Kuçuku, në 80­vjetorin e shkrimtarit u shpreh për të se: Ismail Kadare prej vitesh ka mbërritur te çmimi Nobel. “Emri i tij disa herë ka qenë deri në përzgjedhjen përfundimtare, shkruan Gazeta Shekulli.

Kritika franceze, gjermane, amerikane etj., e kanë quajtur të meritueshëm këtë çmim për të, madje disa e kanë kritikuar jurinë e Stokholmit për paragjykime, vonesa dhe mosnjohje të letërsisë”.

Hidromorava

Sipas profesor Kuçukut, nuk është i vetmi që votohet për vite me radhë dhe nuk kurorëzohet. “Gynter Grasit, njëri nga shkrimtarët e përbotshëm më të rëndësishëm, ia dhanë atë kurorë më 1999­n, pasi kandidoi njëzet e pesë vjet!

Radha njëmendësisht nuk është e gjatë, sepse shkrimtarët e shquar të kësaj shkallareje, që jetojnë, janë të paktë. Me sa duket, pritja zgjatet nga baraspeshimet dhe çbaraspeshimet, matanë tryezave të votimit dhe poshtë peshores së jurisë”.

Ndërsa Akademia e Shkencave për vitin 2016 në i dërgoi një letër Komitetit të çmimeve Nobel, duke propozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë.

Floresha Dado kryetarja e seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, është shprehur se vepra e Kadaresë është bërë pjesë e botës shpirtërore të popujve të ndryshëm, pas përkthimit të saj në 45 gjuhë të botës.

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H, Piramida”, “Pallati i ëndrrave” etj.

Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.