UBT

ISLD: Të ndëshkohen ata që nuk e durojnë profesionalizmin dhe të vërtetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kërcënimi ndaj gazetarëve sigurisht se është i pa kompromis dhe nuk do duhej të ndodhë në asnjë formë, e aq më pak ndaj atyre që janë tejet dinamik në të bërit gazetari dhe të cilët kanë kontribuar që e vërteta të jetë publike në rajonin e Gjilanit thuhet në reagimin e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike.

Reagimi i plotë i ISLD

Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike shpreh keqardhje për rastin e ndodhur ndaj gazetarit Musa Sabedini lidhur me kërcënimin që i është bërë për shkak të raportimit se një rast që ka të bëjë me një zyrtar komunal është rikthyer në rigjykim.

Kërcënimi ndaj gazetarëve sigurisht se është i pakompromis dhe nuk do duhej të ndodhë në asnjë formë, e aq më pak ndaj atyre që janë tejet dinamik në të bërit gazetari dhe të cilët kanë kontribuar që e vërteta të jetë publike në rajonin e Gjilanit.

Mobi Casa

Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike beson se organet përgjegjëse do veprojnë në një gjendje normale për ta zbardhur këtë rast dhe për ta ndëshkuar atë që nuk e duron profesionalizmin dhe të vërtetën.

Të kërcënohet dikush pse ka shpreh mendimin e tij profesional është primitivizëm, andaj besojmë se rastet e tilla të jenë të izoluara dhe të mos zënë vend të zgjeruar në shoqërinë tonë e sidomos në atë gjilanase, sepse vlerat e saj (shoqërisë gjilanase) janë më të larta se sa të bëjmë të tilla veprime.

Besojmë se një rast i tillë të jetë i fundit në shoqërinë gjilanse, sepse kjo shoqëri ka vlera më shumë se sa të bëjë veprime të tilla dhe të ketë një unitet në kultivimin e vlerave sociale.

Shpresojmë të zërë vend ligji dhe e drejta, përballë padrejtësive në shoqërinë tonë thuhet në reagimin e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike./rajonipress/