Islami radikal solli ministrin austriak në Kosovë
Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz në Kosovë, kishte si qëllim kryesorë bashkëpunimin mes dy shteteve për pengimin e terrorizmit.
Burime të besueshme të “Zërit”, kanë treguar se ministri austriak Kurz, ka ardhur në Kosovë për të biseduar rreth çështjes së terrorizmit.
Si pikë kryesore e ministrit austriak, këto burime thonë se ka qenë krijimi i një lidhje sa më e fortë mes Kosovës dhe Austrisë për pengimin e korridoreve të radikalëve islamik prej Ballkanit në drejtim të Evropës./zeri/

