RCCOLA

Islami në fokus të debatit në Qendrën Islame Shqiptare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Qendra Islame Shiptare në Lozanë më 13 korrik, në xhaminë e kësaj qendre, ka organizuar një debat me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pjesëmarrës të këtij debati ishte prof.dr.doc. Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mysafirë të tjerë ishin dhe kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame për Zvicër, Fatmir Veliu dhe imami i xhamisë në Gjenevë, Efendi Riat Aliu.

Nikoqirë të këtij debati ishin imami i xhamisë së Lozanës, Mr.Fehmi Abazi dhe kryetari i kësaj qendre, haxhi Ismet Murtezi.

Kryetari i kësaj qendre islame, Ismet Murtezit, foli për historikun e kësaj qendre dhe aktivitetet e saj. Ai ka njoftuar të pranishmit me imamin e ri në këtë xhami, Fehmi Abazin.

Po ashtu të pranishmit u njoftuan se në këtë xhami zhvillohen edhe shumë aktivitete kombëtare, fetare, kulturore e sportive.

Pjesëmarrës të këtij debati ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të ndryshëm, si Fahri Mahalla, dr. Bashkim Iseni, Musa Kamenica e shumë të tjerë.

Mysafiri nga Kosova, Prof,Dr Doc Xhabir Hamiti, ka vlerësuar lart rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës.

UBT

“Ju jeni ata të cilët nga diaspora e ndihmuat popullin shqiptar në trojet e tyre etnike në Ballkan. Pa ndihmën tuaj populli ynë nuk do t’i kishte përballuar tri luftërat në trojet e tyre”, tha Hamiti.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e muajit të Ramazanit për myslimanët.

”Ramazani ndryshon jetën e myslimanit jo vetem këtu te ne, por kudo në botë. Njerëzit janë të përkushtuar më shumë ndaj Zotit. Një praktikë që ka filluar të zbatohet te myslimanët që nga viti 624, por jo njëjtë sikur ne qe e praktikojmë tani, por në forma të ndryshme. Në formën e tanishme praktikohet para 1431 vjetëve”, tha Hamiti.

Në vazhdim ai ka thënë se duhet të bëhet dallimi në mes të islamit si fe dhe kulturës.

‘Islami nuk është kulturë arabe, afgane, talibane, ruse, kineze etj., por islami është fe globale. Pra, duhet të bëhet dallimi mes islamit dhe interpretimeve të kulturave të tjera, Nëse dikush mundohet ta mishërojë dhe të thotë se kulturat talibane, afgane, indiane, arabe etj., janë fe islame, e kanë shumë gabim dhe nuk japin fryte idetë e tilla. Përkundrazi, do ta rrezikojnë në të ardhmen fenë islame”, tha mes tjerash Hamiti.

“Ne do të vazhdojmë islamin në formën tonë si deri tani. Nuk ka nevojë që dikush të na thotë se po ua japim një, dy, tre apo dhjetë milionë euro, por t’i duhesh ta ndjekësh këtë rrugë. Jo, ne e kemi islamin dhe dimë ta zhvillojmë. Nuk kemi nevojë për tutor të huaj, sepse jemi të zot ta bëjmë islamin siç e kemi bërë deri tani dhe kemi pasur hoxhallarë të fortë dhe patriotë sikur Hafiz Ibrahim Daliun, Vehbi Dibren, Molla Sherif Ahmetin e shumë të tjerë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm fetar dhe kombëtar.

Profesori bëri thirrje për unitet dhe solidaritet të popullit shqiptar, e sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

Në fund të kësaj ligjërate të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me mësimet dhe porositë e profesorit nga Kosova./Setmer Selmani/albinfo/