UBT

Islami është pjesë e jona!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e pyetur në një mbledhje ku merrnin pjesë rreth 7 mijë anëtarë të partisë së saj për rëndësinë e islamit në Gjermani tha: “Po, ai (islami) është një pjesë e jona”, tha Merkel, raporton Dukagjini.

Merkel tërhoqi vëmendjen se në Gjermani jetojnë mbi tre milionë myslimanë dhe lidhur me ngjarjet e dhunshme që janë vënë re në manifestimet protestuese të organizuara në disa vende për shkak të publikimit të filmit dhe karikaturave me përmbajtje që ofendojnë Profetin Muhamed, tha se jo të gjithë myslimanët duhen vendosur në një peshore.

Fundamenti

Shumica dërrmuese e myslimanëve që jetojnë në Gjermani janë kategorisht kundër ngjarjeve të dhunës, u shpreh Merkel duke shtuar se ata që shkelin ligjet në Gjermani duhet të përballen me pasojat e kësaj.