Fundamenti

Islami: Enver Hasani një “ekspert“ i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami, në një fejton të shkruar ekskluzivisht për gazetën “Zëri”, thotë se Enver Hasani, një “ekspert“ i të drejtës ndërkombëtare dhe i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë, që thoshte se në vitin 1959 u bë këmbimi i Leposaviqit me Preshevën, gjë që kurrë nuk ka ndodhur, duke theksuar se për këtë “ka vendim”!

“Disa media çdo ditë Zejnullh Grudën e promovojnë si “Monark të Demarkacionit” apo “Patriot të Kufirit”! Ishte aty edhe një “ekspert“ i të drejtës ndërkombëtare dhe i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë (Enver Hasani), që thoshte se në vitin 1959 u bë këmbimi i Leposaviqit me Preshevën, gjë që kurrë nuk ka ndodhur, duke theksuar se për këtë “ka vendim”!”, ka shkruar Isalmi.

ARKATANA

Sipas tij, “kulminacioni i marrëzive në këtë tubim “shkencor” arriti kur “eksperti” tjetër i historisë (Hakif Bajrami) tha se “Më 1959-1960 vetëm në saje të intervenimit të Amerikës, Abraham Linkolnit dhe Xhorxh Vashingtonit e patriotëve të tjerë, burrave të nderuar, vjen deri te themelimi i fakulteteve deri te Universiteti”! Budallallëk i paparë! Xhorxh Uashingtoni (1732-1799) dhe Abraham Linkolni (1809-1865) kanë jetuar në shek. 18 dhe 19, në kohën kur ende zbuloheshin vende e hapësira të reja në botë. Po ku ishte Z. Gruda si profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik të UP-së, që kishte “lexuar“ libra e enciklopedi të 400 vjetëve të fundit, dhe profesori tjetër i po këtij Fakulteti Enver Hasani dhe deputetët nga bota akademike që nuk reaguan ndaj kësaj marrëzie të “ekspertit” Bajrami?! Përkundrazi, shembej plafoni nga duartrokitjet! Këta ishin “ekspertët”, që morën më së shumti aplaudime dhe ky ishte debati “profesional-shkencor”, i orkestruar nga vetë udhëheqja e Kuvendit të Kosovës në marrëveshje me “ekspertët”, militantët e caktuar partiako-politikë dhe me “përfaqësuesit e popullit”, midis të cilëve kishte gjysmëanalfabetë dhe injorantë ordinerë!”, ka shkruar Islami./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.