RCCOLA

Islami: E keqja më e madhe e VV-së është “grupi i Tiranës”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhe që e ka kjo parti.

Ai e përmendi Hysamedin Ferajn, për të cilin tha se është ekstremist dhe kundër Skënderbeut.

Mobi Casa

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria asnjëherë më parë nuk kanë pasur raporte më të këqija se tash.

“E keqja më e madhe e VV-së, është grupi i Tiranës. Ata janë njerëz që në vendin e vet kanë dështu e vijnë me ba Kosovën. Hysamedin Feraj është kundër figurës së Skënderbeut, është njeri ekstremist i religjioneve islame. Bojken Abazi po ashtu. VV ka të drejtë me kandidu në Tiranë, por s’ka nevojë me shku me të gjitha ministrat. Edhe ajo zonja (Dejona Mihaili), po sjellin në VV frymën e ndarjes së mëtejme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asnjëherë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë qenë më larg”, tha ai. /Dukagjini/