UBT

Ishte ndër më të mirët në derbi, Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zurichu ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.

E padyshim njëri nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre është Hekuran Kryeziu.

Reprezentuesi i Kosovës menjëherë ka arritur të bëhet lider në mesfushën e Zurichut duke bërë paraqitje fantastike.

Edhe në derbin lokal ndaj GC, Kryeziu ishte i pakalueshëm në mesfushë duke qenë ndër më të mirët në ndeshje.

Kryeziu gjatë ndeshjes Grasshoppers – Zurich (photo: Blick)

FIDANISHTJA

Kjo ka bërë që mesfushori nga Gjilani të futet edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

E përditshmja zvicerane Blick, ka bërë 11-shen e javës ku nga futbollistët shqiptarë është vetëm Kryeziu.

Ndërkohë nga Zurichu i Hekuranit janë edhe portieri Yanick Brecher dhe mesfushori Adrian Winter.

Në ndeshjen e ardhshme, Hekurani me Zurichun do të kenë një përballje të vështirë pasi luajnë në udhëtim tek kampionët e Young Boys Bern. /Telegrafi/

Formacioni i javës në Zvicër: Yanick Brecher, Kevin Mbapu, Stefan Glarner, Mustafa Sejmenovic, Dennis Hediger, Adrian Winter, HEKURAN KRYEZIU, Christian Fassnacht, Raphael Rossi, Anto Grgic, Raphael Nuzzolo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.