UBT

“Ishte mesazh i qartë për dialogun”, Valon Murati flet për vizitën e Kurtit në SHBA

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Thotë se fakti që Kurti nuk kishte takime të rëndësishme në Departamentin amerikan të Shtetit është mesazh i qartë se Kosova s’po i merr seriozisht bisedimet për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Mungesa e takimeve të nivelit të lartë, së paku në State Departament, e cila e ka Kosovën punë, sepse State Departamenti është ai që merret më së shumti me Kosovën, është mesazh i qartë tash e një kohë dhe lidhet drejtpërdrejt me bisedimet, lidhet drejtpërdrejt me atë që ata e ndjejnë që ka një mungesë të vullnetit për tu marrë seriozisht me bisedimet”, tha Murati në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Bisedimet për targa dhe çështje të tjera mund të vazhdojnë me vite të tëra, edhe për çështje që mund të trajtohen si teknike. SHBA’të janë të interesuara për zgjidhjen politike”, shtoi ai.

ARKATANA

“Po të kishim takime të nivelit të lartë në Uashington dhe për mua e rëndësishme do të ishte takimi me Sekretarin Blinken, sepse Departamenti i Shtetit merren në baza ditore me Kosovën e rajonin. Ajo do të ishte shumë e rëndësishme. Atëherë vizita do të mund të quhej super e suksesshme. Pa këto takime të nivelit të lartë, ato duket që janë bërë për të zëvendësuar mungesën e takimeve të nivelit të lartë politik”, tha Murati.

Murati ripërsëriti qëndrimin e LB për ripërcaktim të kufijve.

“Unë për vete nuk shoh opsion tjetër për zgjidhjen e problemeve. Shoh mundësi për zgjatje të status quos, shoh mundësi të zgjatjes së kësaj situate, por nuk shoh zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përfundimtare, përveç ripërcaktimit të kufijve”, theksoi Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.