Ndeshja në mes të Arsenalit dhe Leeds United ka sjellë polemika të mëdha në mediat angleze.
Në fund të ndeshjes, futbollisti me prejardhje nga Kosova i doli në ndihmë Ezgjan Alioskit, pasi ky i fundit u bë protagonist për ndëshkimin me të kuq të Nicolas Pepe, shkruan Indeksonline.
Xhaka u kritikua shumë pasi që anglezët nuk e kuptuan situatën se si një shtetas zviceran e mbron një shtetas të Maqedonisë së Veriut duke mos e ditur prejardhjen e tyre shqiptare.
Por duket se në kampion e Arsenalit gjithçka është kthyer normalitetit dhe Xhaka me Tierney i kanë sqaruar muhabetet.
“Bashkimi i këmbëve të majta! Asnjë problem këtu”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale duke e bashkëngjitur një fotografi së bashku me shokun e skuadrës. /IndeksOnline/