UBT

Ishin nisur për në Angli, 22 shqiptarë kapen në një kamion frigorifer

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia franceze ka ndaluar 22 migrantë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, dhe dy shtetas rumunë, të cilët ishin nisur drejt Britanisë së Madhe. Shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova janë kapur në një kamion frigorifer gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve franceze.

Në prangat e policisë ka rëne dhe një çift bashkëshortësh nga Rumania, të cilët udhëhiqnin trafikun. Ata akuzohen për trafik njerëzor dhe mashtrim të autoriteteve franceze.

Rumuni ishte shofer i kamionit dhe kishte marrë përsipër kundrejt shumave të mëdha të parave kalimin e shqiptarëve nga Franca në Britaninë e Madhe, që do të ishte destinacioni i tyre përfundimtar.

Mes të ndaluarve kishte edhe fëmijë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për përfshirje të personave të tjerë në këtë rrjet.

UBT

Mësohet se migrantët shqiptarë kishin qëndruar për rreth tre orë në të ftohtë dhe pa ajër, për shkak të izolimit të kamionit.

Fshehja në kamionë, pavarësisht rreziqeve që mbart, është një ndër mënyrat më të përhapura për kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Britani.

Pak muaj më parë, dy të rinj shqiptarë u dogjën të gjallë brenda kamionit teksa tentonin të kalonin në Angli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.