UBT

Ish-zonja e parë Nancy Reagan po rimëkëmbet pas një rrëzimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rrëzimi është një shkaktar kryesor i problemeve shëndetësore mes të moshuarve.

Kockat e tyre janë të dobësuara, trupi jo i fortë, prandaj edhe rimëkëmbja merr kohë. Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Nancy Reagan po rimëkëmbet pas një rrëzimi që i shkaktoi thyerje brinjësh. Por si po e përballon këtë sfidë të re kjo 90 vjeçare – e admiruar nga kaq shumë amerikanë edhe për botën e saj shumë private.

Aksidenti i ndodhi 6 javë më parë, por lajmi vetëm mbrëmë u njoftua, kur me leje të mjekëve, zonja Reagan pranoi të vizitohej nga gazetarë të rrjetit televiziv ABC.

Vajza e saj, Patti Davis thotë se mamaja po e merr veten. Dikur nënë e bijë nuk shkonin mirë, por tani flasin çdo ditë. Por si ndodhi aksidenti?

“Mamaja u zgjua në mesnatë, siç ndodhin zakonisht rrëzimet. Mua më lajmëruan menjëherë. Pësoi vetëm thyerje të brinjëve, kështu që reagimi im i parë ishte, shyqyr që nuk pësoi gjë më të madhe.”
Për republikanët, e veja e presidentit Reagan, është thuajse shenjtore e tyre.

Në vitin 2007, ish zonja e parë bisedoi me gazetaren Diane Sawer, e cila e pyeti në se me kalimin e kohës jeta pa bashkëshortin stabilizohet.

ARKATANA

“Jo, malli për atë sa vjen e më shtohet.”

Ish zonja e parë, ka patur raste të frikshme me shëndetin. Vitin e kaluar asaj i rrëshqiti këmba, dhe po të mos kishte qenë pranë senatori i Floridës Marco Rubio, ajo do të ishte vrarë keq.

Në moshën e saj, kockat nuk janë të forta, trupi është i dobët dhe rimëkëmbja merr shumë kohë.

Ish zonja e parë nuk del shpesh në publik, por në shtëpi i shkojnë shumë vizitorë. Para pak javësh, dy fëmijët e saj lanë mënjëanë grindjet familjare dhe u mblodhën së bashku.

“Kjo familje tani është e bashkuar dhe është përsëri në gjendje të qeshë,të harrojë e reflektojë – vërtet dhuratë e çmuar për një njeri afër fundit të jetës”, thotë Patti Davis, bija e saj

Dhe Nancy Reagan, 90 vjeç, vazhdon ta gëzojë jetën e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.