United Hospital

Ish-zëdhënësi i UÇK-së: Po të ekzistonin arkivat, nuk do të kishim debatin mbi veteranët e rrejshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Lirak Çelaj e ka komentuar deklaratën e zv.kryeministrit, Besnik Bislimit, i cili tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai e quajti këtë deklaratë të dëmshme, sepse sipas tij përmes kësaj deklarate po i jepen argumente Serbisë.“Unë mendoj që është deklaratë e dëmshme, sepse po e thotë një të pavërtetë, po i jep argumente Serbisë, sepse Serbia vazhdimisht ka ndërtu argumentet e saj në gjëra gjysmë të vërteta ose gjëra që fare nuk kanë ndodhur, kështu është bërë edhe Gjykata Speciale, duke iu referuar të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë” dhe tani nuk kemi asnjë akuzë në bazë të asaj, pra është nisë për atë dhe tani po merr kahje krejt tjetër”, u shpreh Çelaj.

FIDANISHTJA

Ai tha se e sheh si një dobësi të madhe që UÇK-ja nuk ka arkiva, e kjo sipas ka ndodhur për shkak të natyrës së luftës, pasiqë ka qenë e vështirë të ruhen ato.Madje, Çelaj shtoi se po të kishte arkiva, nuk do të ekzistonin disa debate që ekzistojnë sot.“Po të ekzistonte një arkiv, nuk do të kishim debatin mbi veteranët e rrejshëm. Nuk ka argumente se ka arkiva, ata do ta përdorin deklaratën e Bislimit si shkas, për të thënë se ne i kemi arkivat, por nuk duam t’i hapim”“Mendoj që në raste të tilla, deklaratat duhet të jenë shumë të sakta, të mirë menduara dhe të mos lihet hapësira për keqkuptime. Unë nuk jam në dijeni që është ndonjë arkiv, sepse ka qenë e pamundur të ruhen arkivat”, shtoi ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Tutje, ai shtoi se do të donte të ekzistonin dokumente që dëshmojnë luftën tonë të pastër.“S’kam frikë për atë punë, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, por kam frikë pikërisht pse s’ekziston një gjë e tillë sepse do të krijohet një fantom që Serbia do t’i referohet vazhdimisht për diçka që realisht nuk ekziston. Do të doja të ekzistonte, që edhe me dokumente të dëshmohej lufta jonë e pastër”, tha Çelaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.