Uji Dea

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Serbinë ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës ushtarake të vendeve perëndimore.

Shea ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është në interes të të gjithëve në rajon.

“Pikëpamja ime lidhur me këtë, është se Kosova sigurisht duhet të jetë një anëtare e rregullt e partneritetit për paqe të NATO-s dhe të ketë qasje në të gjitha aktivitetet bashkëpunuese nën partneritetin për paqe dhe nga vështrimi im personal, ndjej keqardhje se janë tri shtete anëtare të NATO-s që ende s’e njohin Kosovën, për arsye të ndryshme, shpesh është përdorur si pretekst, për të ndalur pjesëmarrjen e plotë të Kosovës në aktivitetet e partneritetit të NATO-s”.

Hidromorava

“Shpresoj, duke marrë parasysh sfidat në Ballkan për të cilat biseduam, anëtarët e NATO-s do të pajtohen, që përkundër këtyre çështjeve të njohjes, që për fat të keq zgjaten edhe më tej, të bëhet më shumë për të angazhuar Kosovën në stërvitje të përbashkëta, në aktivitete për mbrojtje kibernetike, në të gjitha gjërat që NATO-ja bën dhe ka për të ofruar”.

“Unë shpresoj se NATO-ja, ato që filloi disa vite më parë, aktivitetet e partneritetit me Kosovën, pra filluam këto aktivitete, shpresoj se NATO-ja tani do të shtyjë këto iniciativa përpara. Mendoj se është në interes të të gjithëve në rajon. Në anën tjetër, KFOR-i ende është aty, KFOR-i do të qëndrojë, kështu që deri në një shkallë, mbrojtja e NATO-s të cilën Kosova e ka gëzuar për 23 vjet, që nga qershori i 1999-ës, kur KFOR-i hyri për herë të parë, kjo mbrojtje vazhdon”, ka thënë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea në ATV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.