Fundamenti

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet gabimisht nga 3 patrulla të policisë në Zvicër

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Një sipërmarrës shqiptar në Kantonin Vaud është ndaluar gabimisht nga tri patrulla të policisë kantonale që mendonin se mbanin në duart e tyre një kriminel të rrezikshëm.

“Dikush më i brishtë se unë mund të kishte pësuar një krizë kardiake. Ndihem i turpëruar dhe i traumatizuar. Për shkak të kësaj ngjarjeje nuk mund të fle, por as të punoj. Sigurisht që do të ankohem”, shprehet tridhjetëvjeçari Xhavit Xhaviti, i cili jeton prej disa vitesh në Zvicër.

Shqiptari nga Maqedonia, shef i një kompanie ndërtimi në Oron-La-Ville, nuk është gati t’ia falë arrestimin e tij të gabuar policisë voduaze.

“10 armë zjarri të drejtuara mbi mua”

Të mërkurën, Xhavit Xhaviti në bord të një BMW-je të bardhë po drejtohej drejt Renens, ku kishte takim për një vend ndërtimi.
“Papritmas, tri makina civile u shfaqën para meje. Prej tyre dolën dhjetë veta me pistoletat e drejtuara mbi mua. Më thanë “Policia, mos lëvizni ; duart lart”, dëshmon tridhjetëvjeçari.

“U frikësova shumë, nuk e prisja. Ndjenja ishte akoma më e keqe se 11 muajt që i kalova duke luftuar forcat maqedonase, më 2001″, tregon Xhaviti, që ka qenë pjesë e forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Shqiptarit i vihen prangat edhe një kapuç para se të transferohet në makinën e policëve. Mbas një udhëtimi që zgjati rreth dhjetë minuta, Xhaviti dëgjoi një zë. Ishte njëri prej policëve që i nervozuar tha: “Nuk është njeriu i duhur”.

Pak më vonë, në qeli i heqin kapuçin edhe i kryejnë një kontroll trupor. “Nuk m’u ofrua as një gotë ujë, sado që bënte vapë e madhe; kërkova të shkoj në tualet për të pirë ujë”, tregon sipërmarrësi i zemëruar.

ARKATANA

“Mirupafshim, dhe na falni”, i thotë një oficer duke qeshur edhe i zgjati çelësat e makinës edhe rrobat.
Xhaviti kuptoi që kishte qenë në stacionin e xhandarmërisë së Blécherette vetëm kur u ndodh jashtë.

Një gabim i jashtëzakonshëm

“Makina korrespondonte me një mjet transporti që kërkohej për një çështje gjyqësore të rëndësishme”, shpjegon Jean-Christophe Sauterel, shef i komunikimeve të policisë kantonale.

Ai thekson se bëhet fjalë për një gabim “të veçantë”. Arrestimi u krye në mënyrë proporcionale, pa dhunë apo lëndime. Zoti Dajviti është treguar shumë i qetë dhe bashkëpunues.

Por mjafton t’i hedhësh një sy të kaluarës së tij prej krimineli, për të kuptuar se s’ka mundësi që të ndihet i traumatizuar.

Të citoj këtu vitin ku ai ka luftuar në Maqedoni, “i armatosur me një Kallashnikov, kundër policisë lokale”, shton zoti Sauterel.

Avokati i Xhavitit, zoti Olivier Boschetti, shpreh keqardhje: “Policia voduaze nuk del e nderuar me konsiderata të tilla. Është për të ardhur keq; ajo duhet të mbajë një profil të ulët dhe jo të nxjerrë në pah ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje”. /albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.