United Hospital

Ish ushtarët e mbrojnë luftën e Shefket Musliut dhe të UÇPMB-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB së i bënë thirrje ish Komandantit të Shtabit të përgjithshëm Shefket Musliu që mos i përgjigjet dhe të mos i jep llogari EULEX-it.

Në një reagim të ish ushtarëve dhe veteranëve të luftës thuhet se Organizata e Veteranëve të Luftës me gjithë popullin që kemi mbrapa, besojmë në Luftën e shenjtë dhe moralin tënd udhëheqës që i bëre një ushtrie të lavdishme e cila nga organizatat ndërkombëtare jo rastësisht emërtohet “Lufta më e pastër” e një Guerilje e cila diti të respektoj gjitha rregullat konforme të luftës.

Mobi Casa

Në reagim thuhet se i bëjmë thirrje edhe EULEX-it që mos t`i merr për bazë ato akuza të trashëguara nga UNMIK-u e të Fabrikuara nga Beogradi. “Mos luani me ndjenjat tona siç gabuan të tjerët dhe mos e përsëritni të njëjtin gabim të cilët për nëntë vite e mbajtën peng të politikës serbe . Ata e dënuan për një dëshmitar narkoman i cili deshi ta helmoj Rininë Shqiptare dhe me një dëshmitar tjetër bashkëpunëtor i BIA së i cili kurrë nuk ka pas kontakte me Komandantin , por dëshmia e tij është pranuar si dëshmi që është dhenë në Beograd dhe kurrë asnjëherë nuk dëshmoi direkt në seancat gjyqësore”.

Besojmë që EULEX-i nuk do ta përsëris ketë gabim , po ashtu besojmë që edhe Qeveria e Kosovës do t`i ndihmoj këtij procesi gjyqësor që një herë e përgjithmonë të mbyllet ky rast sepse edhe ata edhe ne si popull i dimë vlerat e Shefket Musliu. Nuk po kërkojmë mëshirë por mbyllje të rastit sepse me këto akuza po tentohet të njolloset një figure e ndritur e popullit Shqiptar. Ne ish ushtarët eprorët, komandantët dhe gjithë familjarët e Dëshmorëve kemi një porosi për ty Komandant Shefket Musliu “Komandant mbahu ne jemi me ty ashtu sikurse në ditët e Luftës ashtu edhe sot “EULEX nëse ndodh diçka e pa pritur që kurrsesi nuk duhet të ndodh atëherë nuk garantojmë paqe në Rajon. EULEX nëse je për paqe mos harro ai ishte nënshkrues i paqes thuhet në reagimin e OVL të UÇPMB-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.