Fundamenti

Ish- të përndjekurit 22-ditë grevë, mohojnë edhe ujin

/ 2 minuta lexim

Ish-të burgosurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 22-të të grevës së urisë, e cila po zhvillohet në dy çadra të improvizuara në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Kjo ditë bëhet edhe më e vështirë pas vendimit ekstrem që morën pasditen e djeshme, për të mos konsumuar as ujin. Vendimi i tyre erdhi si pasojë e ndërhyrjes së policisë në tendë duke i larguar pijet.

Skënder Tufa, kordinatori i kësja greve në një prononcim të dhënë sot për News 24 bën apel që greva t’i kthehet normalitetit. Sips tij, policia nuk lejon kontaktin me grevistët, ndërsa gjendja e tyre paraqitet edhe më e rëndë, pas vendimit për të mos konsumuar as ujë.

“Ndërhyrja e BE dhe SHBA na entuziazmoi dje për problemin, edhe Presidenti Nishani mbështeti grevistët”, tha Tufa ndërsa shtoi se pikërisaht dje, policia ndërhyri duke mos lejuar lëngjet brenda grevës dhe kontaktin me grevistët.

Hidromorava

“Qeveria hesht, gjendja e grevistëve është rënduar. Bëjmë apel që të kthehet greva në normalitet. Të vazhdojmë bisedimet, të zgjidhen problemet tona”, theksoi Tufa.

Greva

Ish- të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë zonës “Komuna e Parisit” një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish- të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën.