FIDANISHTJA

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu ka filluar punën praktike në T7

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu pas përfundimit të nivelit bachelor është angazhuar në praktikë profesionale në televizionin T7, në pozicionin e gazetares së terrenit për përcjelljen e ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në vend, rajon dhe botë.

Njohuritë e fituara përgjatë studimeve në Fakultetin Media dhe Komunikim, si dhe mbështetja e profesorëve universitar për avancimin e njohurive, kanë bërë që Nesa Kryeziu të përgatitet profesionalisht dhe të jetë e gatshme për të punuar në njërën nga mediat vendore.

“Zgjodha UBT-në sepse është një ndër universitetet lider, me staf profesional, mundësi alternative, me komunikim interaktiv dhe mision të qartë për rininë dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe studimet i bëjnë të veçanta komunikimi interaktiv dhe praktika paralele, qasja në informacione përmes bibliotekës së pasur, promovimi i studentëve me projekte ndërkombëtare”, ka thënë Kryeziu.

GRANDEMALL

Rrugëtimin e saj në UBT, Nesa e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta që iu janë ofruar për të marrë pjesë në vizita të ndryshme, ndër to duke qenë edhe pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri.

“UBT ka ofruar mbështetjen në promovimin e ideve dhe plasimin e tyre përmes praktikës brenda dhe jashtë shtetit, punëtorive të ndryshme duke krijuar eksperienca të reja. Kemi pasur mundësi që të jemi pjesëmarrës në vizita të ndryshme studimore me karakter promovues dhe bashkëpunues. Kam qenë pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri, ku më është mundësuar dokumentimi i punëve të artistëve të ndryshëm ndërkombëtarë përmes njohurive që kemi marrë në UBT”, është shprehur ajo.

Shumica e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, rreth 98% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku raportojnë dhe përcjellin ngjarje, si dhe hulumtojnë dhe verifikojnë lajme për raste specifike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.