RCCOLA

Ish – shefja e diplomacisë zvicerane: Pavarësia e Kosovës është një rrëfim suksesi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pavarësia e Kosovës ka qenë një vendim i duhur që ua solli lirinë qytetarëve të saj të përvuajtur për dekada, të cilët i ishin nënshtruar një dhune të paparë, ka thënë për mediet zvicerane, ish-shefja e diplomacisë zvicerane, Micheline Calmy-Rey.

Calmy-Rey theksoi se ndonëse se qeverisja e vendit ka nevojë të përmirësohet dhe se mbesin shumë sfida në konsolidimin e shtetit, pavarësia e Kosovës i ka dhënë rajonit më siguri dhe stabilitet.

Fundamenti

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila e kundërshton fuqishëm aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Rusia, tha se pavarësia e Kosovës u shpall pas një “procesi të gjatë, të inicuar nga Kombet e Bashkuara.

“Pavarësia e Kosovës është një rrëfim suksesi për rajonin dhe Evropën dhe, çfarë është më e rëndësishmja, ne iu shmangëm një situate të cilën e kemi sot në Ukrainë”, ka thënë Calmy-Rey. /Telegrafi/