Hidromorava

Ish-prokurorja e Shqipërisë, Ina Rama, tashmë avokate

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Ish-kryeprokurorja sharmante, Ina Rama, na shfaqet me pamje shik në këto foto, për herë të parë pas përfundimit të mandatit të saj. Pas deklaratës publike që ajo bëri para zgjedhjeve të 23 qershorit, se me lënien e këtij posti nuk kishte asnjë interes për t’u përfshirë në politikë, mësojmë se Ina tashmë ka hapur një zyrë avokatie në Tiranë, ku pritet të ketë shumë punë pas famës që mori në pozicionin e vështirë të kryeprokurores, transmeton Panorama plus.

Më parë ishim mësuar ta shihnim shpesh në ekran, por tashmë që znj. Rama bën një jetë të tërhequr dhe pa shfaqje publike. Kjo foto është realizuar derisa ajo ishte e pranishme këto ditë në inaugurimin e Boutique “Luisa Spagnoli” në ETC, që sjell ekskluzivitetin e markës së njohur italiane për Shqipërinë. Në mbrëmjen e inaugurimit, ku ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të televizionit, artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Ina u shfaq mjaft elegante, dhe me një stil të veçantë veshjeje.

Hidromorava

Gjatë gjithë periudhës që punoi si kryeprokurore, Ina u komentua në faqet e gazetave për linjat elegante dhe shijen e veçantë për t’u shfaqur gjithmonë zonja “high class”. Ina është nëna e dy vajzave të vogla, ndërkohë që me punën e saj si kryeprokurore, u zhvendos në Tiranë, pasi më parë jetonte në Durrës.