Eko Higjiena

Ish-presidentja e Zvicrës: Kosova ka nevojë për njohje të reja, këtu qëndron problemi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey dhe ish-këshilltarja federale që udhëhoqi politikën e jashtme të shtetit helvetik ka folur për Kosovën në një intervistë për swissinfo.ch, duke kujtuar periudhën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e sotme të shtetit të ri.

Calmy-Rey tha se në kontekstin e luftës në Ukrainë Kosova ka nevojë për njohje të reja dhe për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përcjell Gazeta Express.

“Unë do të thoja se lufta në Ukrainë e ndryshoi situatën. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një rëndësi më të madhe strategjike. Këto janë shtete të reja, marrëdhënia e të cilëve me Rusinë është asimetrike dhe jo gjithmonë e thjeshtë”, tha ajo.

“Në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për njohjen e shteteve të tjera për t’iu qasur organizatave ndërkombëtare. Ajo dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s”, shtoi Calmy-Rey, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë sfidat me të cilat Kosova përballet aktualisht.

Mobi Casa

Duke folur për mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, ajo tha se “ndërmjetësuesit e BE-së po ndjekin një politikë që, në një farë mase, e mbron Serbinë”.

“Nga Albin Kurti kërkohet që t’u jepet autonomi më e madhe komunave serbe. Kompensimi duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, por presidenti serb thotë se nuk do ta bëjë kurrë. Dhe këtu qëndron problemi i Kosovës”, tha Calmy-Rey.

Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.