RCCOLA

Ish-Presidentja e Irlandës: Kur i pashë refugjatët e kuptova sa e rëndësishme ishte ndërhyrja e Ahtisaarit në rastin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sot në Helsinki është zhvilluar ceremonia e varrimit të ish-Presidentit të Finlandës Marti Ahtisaari. Nga Kosova atje me ftesë të qeverisë finlandeze kanë marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu. Gazeta finlandeze Helsinki Sanomat ka shkruar sot se Ahtisaari Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 e mori është ndoshta në një masë falë edhe operacionit në Kosovë.

Kjo gazetë rikujton se Ahtisaari dhe i dërguari special rus Viktor Chernomyrdin detyruan liderin serb Slobodan Millosheviç që ta pranojë paqen në vitin 1999 dhe Ahtisaari u bë një hero evropian i paqes.

“Unë tashmë e njihja atë që nga ditët e OKB-së,” thotë ish-presidentja e Irlandës, Mary Robinson, e cila mori pjesë në funeral.

RCCOLA

“Por më kujtohet që u impresionova për herë të parë në vitin 1999. Në atë kohë, unë isha komisionere e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe takova shumë refugjatë që ikën nga Kosova. E pashë vetë se sa e rëndësishme ishte ndërhyrja e tij.”

“Ai ishte një person shumë i ngrohtë, i sjellshëm dhe modest, duke pasur parasysh se për punën e tij fitoi çmimin Nobel për Paqe”, vazhdon Robinson./Express/