FITORJA

Ish-presidenti Thaçi para Speciales: Kosovës iu hoq reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Martyt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një deklaratë të shkurtër (pa betim) para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me ç’rast ka mohuar të gjithë akuzat me të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Thaçi ka thënë se i vjen keq për çdo viktimë që ka humbur jetën gjatë luftës, ndërsa ka theksuar se është i kënaqur që procesi e dëshmoi edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e Shtëpi të Verdhë.“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Martyt”, ka thënë Thaçi,

Thaçi i cili e mori fjalën pas deklaratave hyrëse të mbrojtjes, shprehu keqardhjen e tij për çdo viktimë që ka humbur jetën gjatë luftës, pa dallim etnie, përkatësie fetare apo politike. Por, shtoi se “viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit”.

ARKATANA

“Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, deklaroi Thaçi.Ish kreu politik i UÇK-së ka treguar motivin që e shtyri të kthehet nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës në Kosovë kundër regjimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serb në vitin 1998, e që ishte masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Gjithë konflikti, deri te çlirimi i Kosovës nuk do të ngjante pa ndihmën e aleatëve ndërkombëtar, për çka është shprehur se i vjen keq që në procesin gjyqësor ndaj tij nuk do të mund të dëshmojnë ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright, ish ambasadori Richard Holbrooke e poashtu edhe figurat vendore, përfshi ish presidentin Ibrahim Rugova, Fehmi Agani dhe Adem Demaçi.Hashim Thaçi dhe shteti i Kosovës është shfajësuar njëherë tashmë, sipas Thaçit, për vetë arsyen që e krijoi këtë gjykatë, raporti i senatorit Dick Marty, nga i cili nuk ka dalë asnjë fakt dhe asnjë e vërtetë, dhe tash pret të shfajësohet edhe nga të gjitha akuzat tjera përballë ZPS-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.